Bota

A u injorua nga Lepenci futbollisti Enis Bardhi? Ja e vërteta?

Muharrem Sahiti befasohet nga një postim që është bërë në faqen e KF Lepenci – Fikshat, ku mes të tjerash u shkrua: “Lojtari që u injorua nga shtabi teknik i Lepencit. Bëhet fjalë për lojtarin e Levantes, Enis Bardhi që në sezonin 2011/12 kishte kërkuar të stërvitej me KF Lepencin, pasi që edhe vëllai i tij, Behar Bardhi ishte lojtar i klubit tonë, por një kërkesë e tillë nuk ishte aprovuar nga kryetrajneri i asaj kohe, Muharrem Sahiti”.

Sahiti që është ndihmëstrajner i kombëtares së Kosovës, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kohën kur ka qenë trajner në Lepenc, futbollisti Enis Bardhi as ka qenë në klub.

“Enisi atëkohë ka pasur 14-15 vjet me sa e di, dhe ai nuk ka qenë pjesë e klubit. Ai nuk ka qenë pjesë e klubit, as nuk është injoruar as nga unë, as nga kryesia. Kjo është e tëra, as që ka propozuar ndokush që ai të jetë pjesë e klubit. Më vjen mirë që Enis Bardhi është pjesë e një klubit të madh spanjoll, Levante, dhe i dëshirojmë suksese, sepse po na zbardhë fytyrë tërë kombit shqiptar”, tha Sahiti.

Edhe familjarët e tij thonë se Enisi kurrë nuk ka qenë pjesë e KF Lepencit dhe janë të habitur që kanë dëgjuar një gjë të tillë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top