Uncategorized

Albert Bunjaki i ka vënë “vijat e kuqe dhe të gjelbra”!

Albert Bunjaki ishte aq shumë i lidhur emocionalisht me Përfaqësuesen e Kosovës saqë edhe pati qajtur kur kishte vendosur për t’u ndarë. Megjithëkëtë, jeta vazhdon, shkruan Zëri.info

Trajneri kosovar është i gatshëm ta fillojë një eksperiencë të re larg futbollit kosovar. Ai është në pritje për ta nisur punën në një klub evropian. Bunjakit i pëlqen puna e përditshme me lojtarë, të cilën mundësi mund ta gjejë në një klub, por jo edhe në përfaqësuese. Puna e bërë gati dhjetë vjet në përfaqësuesen e Kosovës ia ka rritur vlerën e trajnerit.

Bunjaki i ka vënë “vijat e kuqe dhe të gjelbra”. Ai tregon se ambiciet i janë rritur dhe se planifikon të punojë në ndonjë skuadër më të njohur evropiane. “Nuk i kam në opsion as Kosovën, as Shqipërinë e as rajonin. Edhe në Suedi e kam pasur mundësinë të kyçem, por jam i interesuar ta marr në dorë një klub të Evropës, ndoshta edhe më larg. Dyert nuk ia mbylli askujt”, ka shtuar Bunjaki, i cili nuk e përjashton mundësinë që të punojë në ndonjë kontinent tjetër nëse i ofrohet një mundësi e mirë.

Edhe pse flitej se ai mund të ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me një pozitë tjetër, thotë se nuk ka asgjë konkrete në këtë aspekt. /Zëri/

Përshendetje, kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht nga disa të rinjë. Klikoni ne reklamat për të na ndimuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top