Uncategorized

Albert Bunjaki: Tash kam eksperiencë dhe jam në një tjetër nivel…

Eksperienca e gjatë në Përfaqësuesen e Kosovës duket se i ka shërbyer Bunjakit, i cili e pranon se ia ka parë hairin Verdhekaltërve, pasi me këtë rast i është rritur vlera dhe tash e sheh veten në një tjetër nivel.

Për këtë edhe do të zgjedhë dhe nuk do të marrë në dorë gjithfarë klubi. “Unë e kam fituar Kupën dhe Ligën suedeze sa isha pjesë e Kalmarit. Kam punuar në Suedi deri në vitin 2007 dhe tash është një moment i mirë për mua që ta vazhdoj karrierën në një klub tjetër. Tash kam eksperiencë dhe jam në një tjetër nivel dhe mendoj se e kam më lehtë ta gjej një ekip, sepse e kam udhëhequr një Përfaqësuese. Për këtë ia kam parë hairin edhe Kosovës”, vazhdoi Bunjaki, i cili shtoi se eksperienca me Verdhekaltrit e ka rritur si emër dhe e ka afruar me vendin e tij të lindjes dhe të rritjes. /Zeri/

Përshendetje, kjo faqe mirëmbahet vullnetarisht nga disa të rinjë. Klikoni ne reklamat për të na ndimuar financiarisht që ta mirëmbajmë sa më mirë!

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top