Bota

Azdren Llullaku bëhet me ekip të ri

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku ka rënë në “dashuri” me kampionatin kazakistanas.

Pas 2 eksperiencas jo fort të mira me ekipin e Astanës dhe Aktobes, Llullaku është duke kërkuar një eksperiencë të tretë me klubin e Ordabasit.

Pas disa stërvitjeve me klubin rumun të Gaz Metan, për të mos humbur formën sportive. 29-vjeçari i është bashkuar në stërvitje ekipit Ordabasi.

Palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe shumë shpejt pritet të firmosin edhe kontratën.

Futbollistit nga Istogu i është besuar numri 10-të dhe pritet të jetë një pikë kyçe në skuadrën kazake, e cila e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe sezonin e ardhshëm do të synojë fitimin e titullit kampion. /insporti/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top