Futsalli

Azem Ibrahimi, yll i futsallit në Çeki

Ka shtatë vjet që luan futboll të sallës (futsall) në Çeki dhe aktualisht është lojtari i vetëm nga Kosova që luan në ligën më të fortë të këtij shteti, por Azem Ibrahimi ka synime shumë më të mëdha për të ardhmen e afërt.

Ëndrra e tij është që karrierën ta vazhdojë në ligën më të fortë të futsallit në Evropë, atë të Spanjës. 29-vjeçari nuk e di se ku do të luajë edicionin e ardhshëm, pasi oferta ka pothuajse prej të gjitha shteteve, shkruan sot Koha Ditore.

“Synim e kam që një ditë të luaj në ligën e Spanjës që është më e fortë në Evropë dhe jam optimist se do t’ia arrij qëllimit. Kam pasur oferta më herët, por kam edhe tash nga shumë ekipe në Evropë dhe mbetet të shihet se ku do të luaj edicionin e ardhshëm”, thotë Ibrahimi në një bisedë për gazetën. Ai fillimisht është i fokusuar ta mbyllë edicionin me ekipin e tij aktual, më pas do të mendojë për të tjerat.

Këtë edicion, ai është pjesë e ekipit Slavia Praha që ka arritur deri në finale të plejofit në futsall, kurse vetë kosovari pjesën e rregullt e ka përfunduar si lojtari më i mirë i ekipit, me 13 gola e 14 asistime.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top