Liga Pare

Ballkani ka gati transferin e parë për Superligë (FOTO)

Ekipi nga Therranda i ka përvjelur mëngët për të krijuar një ekip sa më kompetitiv vitin e ardhshëm në Superligë, derisa tashmë ka nisur të mendojë edhe për përforcime.

Argjend Mustafa, mesfushori i Trepçës ’89 pritet të jetë transferi i parë i “portokallinjëve” për edicionin vijues.

Siç raporton faqja “Futbolli i Kosovës” tashmë Mustafa veçse ka filluar stërvitjet me klubin nga Suhareka, derisa zyrtarizimi do të ndodh pas përfundimit të këtij edicioni.

Mustafa ka qenë pjesë e Trepçës ’89 këtë edicion, derisa është paraqitur në 21 ndeshje. Në të kaluarën ai ishte pjesë e skuadrës tjetër nga Mitrovica, Trepça, si dhe kaloi pak aventurë në Shqipëri te Skënderbeu i Korçës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top