Bota

Bardhi kërkohet nga kjo skuadër e madhe

Tek Interi vazhdojnë të punojnë për edicionin e ri dhe në sytë e ekipit të skautëve të skuadrës italiane është edhe shqiptari nga Maqedonia, Enis Bardhi, që aktivizohet te Levante. Siç shkruan media ESPN, Bardhi, që po bën një sezon të shkëlqyer me Levanten, pëlqehet edhe nga skuadra kampione e Francës, PSG. Për 23-vjeçarin ekipet duket se janë ende në vëzhgim, por e rëndësishme është se e kanë në radarët e tyre. Bardhi, përveç shumë golave spektakolarë këtë sezon, shkëlqeu javën e kaluar me një dygolësh fantastik ndaj Barcelonës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top