Futsalli

Bëhen publike milionat që FFK merr nga UEFA

Sot nga Federata e Futbollit e Kosovës u njoftua se Kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm Eroll Salihu po e përfaqësojnë FFK-në në Kongresin e 42-të të UEFA-s në Bratislavë.Pikërisht në këtë kongres, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, iu ka bërë publike të gjitha federatave anëtare edhe shifrat që milionëshe që përfitojnë federatat nga programe te UEFA-s.

Siç merr vesh Insporti, FFK për periudhën 2016 – 2020 nga programi hat trick i UEFA-s është paraparë ti përfitojë rreth 11 milionë Euro, që i bie nga 2,7 milionë Euro në secilin vit për ciklin 2016 – 2020.UEFA ka informuar federatat që për periudhën 2020 – 2024 fondi i përgjithshëm i programit hat trick është paraparë të rritet për rreth 30%, që në shifra të përgjithshme i bie 775,5 milionë për 55 federata për katër vjet.Sipas formulës së UEFA-s për shpërndarje të mjeteve për përfituesit e programit hat trick, FFK mund të fitojë deri në 14,1 milionë Euro tjera në periudhën 2020 – 2024 ose mbi 3,5 milionë Euro në vit, raporton Insport.FFK në Kosovë është e përfshirë në një sërë programesh për renovimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e fushave të reja me bar sintetik, ku shkon një pjesë e këtyre mjeteve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top