Bota

Berisha fiton çmim të rëndësishëm te Melbourne (FOTO)

Sulmuesi i famshëm në Australi, Besart Berisha ka fituar një çmim të rëndësishëm te ekipi i tij, Melbourne Victory.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka fituar çmimin “Golden Boot” (Golashënuesi më i mirë), shkruan IndeksOnline.

Berisha ishte golashënuesi më i mirë në këtë sezon me 14 gola.

Kjo është hera e katërt radhazi, që Berisha shpallet golashënuesi më i mirë i ekipit australian.

“Sa ekip i madh dhe çfarë përfundimi të shkëlqyer kemi pasur. Faleminderit për fitoren e të “Golden Boot”! Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi mahnitës. Ishte vit i vështirë, por ne besuam deri në fund”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Ai më parë këtë çmim e fitoi edhe në sezonet; 2014/15 me 15 gola, 2015/16 me 18 gola dhe 2016/2017 me 21 gola.

Kujtojmë që para disa dite skuadra e Melbourne Victory u shpall kampion, duke mposhtur Newcaslte Jets./IndeksOnline/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top