Futsalli

Besa akuzon Kombëtaren e Shqipëris se ftoj futsallistin e tyre pa dijeni të klubit

Klubi i Besës në futsal ka reaguar me anë të një postimi ku thekson se futsallisti i skuadrës pejane ka marr ftes nga Shqipëria pa dijeni të klubit.

Më posht reagimi i plot i Besës futsall:

Klubi falenderon FFK-në dhe Selektoret ( A, U21 ) per ftesat per lojtaret tone. Reagon ndaj Selektorit te Kombetares se Shqiprisë

Klubi Besa falenderon Federaten e Futbollit të Kosovës për ftesen që ju është derguar lojtarëve tonë për të ju bashkuar Reprezentacionit të Kosovës në Futsal si atyre të ekipit kryesor dhe U21.

Lojtaret e ftuar nga reprezentacioni i Kosoves per turnirin Adem Jashari.

Reprezentacioni A:

Jeton Rukovci
Shkodran S Loshaj
Arbnor Krasniqi

Reprezentacioni U21:

Mergim Dervishaj
Melos Kelmendi
Erik Mehmeti
Labinot Dakaj

Gjithashtu klubi Besa ndihet teper i indinjuar nga joprofesionaliteti i treguar nga selektori i Kombetarës se Shqiperisë në futsal i cili ka ftuar lojtarin tonë Ermir Kryeziu direkt e që në fakt ftesat duhet ti dergoj zyrtarisht klubit e që me këtë rast është shkel profesionalizmi dhe etika sportive.

Klubi i ka derguar FFK-së dhe Komisionit te Futsallit dokumentin e suspendimit të lojtarit E. Kryeziu për arsye të mos respektimit të kontratës nga vet lojtari si dhe kontratën e nenshkruar ku Neni 2 pika H cek qart se asnjë lojtar pa miratimin e klubit Besa nuk ka të drejt të marr pjesë në asnjë aktivitet sportiv si ne Kosov si jasht shtetit tone.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top