Liga Pare

Bledar Devolli prek titullin kampion me KEK-un në Kosovë: Kemi dominuar kampionatin

Nuk është vetëm Mirel Josa që lufton për titullin kampion në futbollin kosovar. Një tjetër emër i njohur nga Shqipëria është vetëm një hap larg shpalljes kampion.

Bëhet fjalë për trajnerin gjirokastrit, Bledar Devolli, i cili që prej muajit janar drejton klubin e qytetit të Obiliqit, FC KEK. Kur ka mbetur edhe një javë për t’u zhvilluar nga Liga e Parë në Kosovë, skuadra e Devollit ka siguruar ngjitjen në Vala Superliga, ndërsa është pranë zyrtarizimit si kampion.

Të shtunën KEK-u luan në shtëpi ndeshjen e fundit të kampionatit me skuadrën Ramiz Sadiku, teksa me një fitore shpallet automatikisht kampion. Aktualisht KEK ka 65 pikë dhe kryeson renditjen i ndjekur nga Ballkani i Suharekës me 64 pikë.

Për klubin që mban nofkën “Elektriçistët”, e shtuna do të jetë një ditë feste. “Nuk u mendova dy herë kur më bënë ftesën dhe tani mendoj se po kurrorëzohet një punë që e kam bërë me shumë dëshirë, bashkë me ndihmësin tim, Jurgen Agolli. Kemi dominuar kampionatin dhe të shtunën presim të shpallemi kampion.

Është një sadisfaksion për mua si trajner. Natyrisht diçka të tillë thuajse e preka edhe te Kamza, por ndihem mirë që tashmë do të jemi kampion të Ligës së Parë në Kosovë. Kam sakrifikuar shumë për të pranuar kërkesën që më bënë drejtuesit e KEK-ut dhe besoj se kemi justifikuar besimin e tyre. Të shtunën luajmë ndeshjen e fundit dhe bashkë me tifozët do të festojmë titullin kampion. E ardhmja? Të mbyllim me sukses ndeshjen e fundit, e më pas do të diskutojmë me drejtuesit për planet që kanë për sezonin e ri”, – deklaroi Devolli për “Panorama Sport”. Trajneri 40-vjeçar ka drejtuar në të kaluarën Luftëtarin, Kamzën dhe Bylisin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top