Bota

De Biasi, trajner i ri i skuadrës së famshme italiane?!

Sky Sport raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane.

Ish-trajneri i Kombëtares ka dështuar në La Liga me Alavesin duke u bënë në kërkim të një tjetër skuadre.

Mësohet se ai është pranë skuadrës italiane të SPAL-it, por që marrëveshja të përmbyllet atij i duhet edhe një dorë nga Milani.

Skuadra e Gattusos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biasi.

Sky Sport raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Calierit i ka alarmuar drejtuesit, shkruan Panorama.

De Biasi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinezen në vitin 2010.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top