Perfaqesuesja

Deklarata e Milot Rashicës para ndeshjes me Shqipërinë

Insporti ka siguruar deklaratë nga sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica para ndeshjes miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. Rashica, që është përzgjedhur nga selektori i Kosovës, Bernard Challandes edhe për ndeshjen me Bregun e Fildishtë, shprehet se Kosova do të sprovojë veten në këto miqësore me një grup të ri të lojtarëve.

“Po besoj janë dy ndeshje të rëndësishme për neve, një test para ndeshjeve të Nations League, më këtë grup dhe këta lojtarë të ri, besoj që do të japim maksimumin”, ka thënë Rashica.

Këto dy ndeshje për Rashicën janë të rëndësishme, për faktin se Kosova do të ketë mundësi të përmirësojë gabimet taktike, kiminë e futbollistëve gjatë lojës dhe gjithashtu të konsolidojë mbrojtjen para se të fillojë gara Nations League.

“Dy ndeshjet e fundit kemi shënuar fitore, normal çdo herë bëhen gabime dhe qëllimi i jonë është t’i përmirësojmë ato gabime para se të shkojmë në kualifikime. Në Nations League jemi në grup i cili nuk është aq i lehtë sa duket, por besoj që kemi lojtarë shumë të mirë dhe gjasat janë shumë reale për tu kualifikuar”, ka përfunduar Rashica.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë, në Cyrih të Zvicrës, me datën 29 Maj, në stadiumin e Letzigrund nga ora 20:00. /Insporti.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top