Perfaqesuesja

DY GOLA DHE SPEKTAKËL – 19-VJEÇARI I KOSOVËS SHPARTALLON DINAMO ZAGREBIN

Lirim Kastrati ka qenë protagonist absolut në fitoren e me rezultat 4:1 të Lokomotivës së Zagrebit në udhëtim ndaj Dinamos, duke realizuar dy gola dhe fituar një penallti.

Është padyshim njeriu i javës në futbollin kroat. 19-vjeçarit të përfaqësueses U-19 të Kosovës, Lirim Kastratit i është nevojitur vetëm ndeshja e tij e dytë për të lënë shenjë në kampionat. Kastrati ka qenë protagonist absolut në fitoren e me rezultat 4:1 të Lokomotivës së Zagrebit në udhëtim ndaj Dinamos, duke realizuar dy gola dhe fituar një penallti. Kastrati realizoi nga një gol për të dy pjesët e lojës.

 

Në minutën e 44-të të ndeshjes kosovari shënoi pas një kundërsulmi të Lokomotivës, duke kaluar edhe portierin Zagorac për të realizuar golin e dytë të skuadrës së tij në stadiumin Maksimir.

Para këtij goli, Kastrati kishte fituar një penallti në minutën e 9-të, të cilën e kishte shndërruar në gol Lovro Majer.

Ndërkaq, golin e dytë, Kastrati e shënoi pas më shumë se një ore lojë. Në të 66-tën ai e mbylli me sukses një kundërsulm tjetër të Lokomotivës, raporton Insporti.

 

Për Dinamon e Zagrebit është aktivizuar për 90 minuta mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani. Ai ka shkaktuar një penallti në pjesën e dytë.

Kjo ishte ndeshja e dytë e 19-vjeçarit kosovar në NHL (Kampionatin Kroat të Futbollit), pasi kishte debutuar më 17 shkurt ndaj Istras.

Kastrati është pjesë e përfaqësueses U-19 të Kosovës, derisa ka qenë i ftuar edhe në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses U-21 ndaj Izraelit dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top