Liga e Dyte

FFK-ja në aksion kundër kurdisjeve (Foto)

Që nga paslufta fenomeni i kurdisjeve të ndeshjeve ka qenë “vrasësi” më i madh i futbollit kosovar.

Edhe pse ky fenomen gjithnjë ka qenë mjaft i përhapur në vendin tonë, për çka kanë dalë edhe incizime dhe denoncime në publik, e lëre më dyshime të forta, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) asnjëherë nuk është treguar e fuqishme në luftën ndaj këtij fenomeni të zi, raporton “Zëri.info”.

“Zëri” shkruan se nga dhjetëra apo qindra raste të dyshimta, FFK-ja vetëm njëherë e pati shqiptuar një dënim. Paaftësinë e saj në këtë luftë FFK-ja gjithnjë e arsyetonte duke u thirrur në mungesë të fakteve.

Megjithëkëtë, nga ky fenomen më në fund duket se ka nis të shqetësohet seriozisht edhe vet shtëpia e futbollit, e cila qe disa ditë e ka nis një fushatë në futbollin kosovar për vetëdijshmin e komunitetit.

Zyrtari i FFK-së, Ejup Osmani deri më tani ka ligjëruar ndaj këtij fenomeni në Pejë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe në Mitrovicë, Ferizaj e Gjilan. Së fundmi u ligjëroi 80 gjyqtarëve që po marrin pjesë në një seminar në Ulqin të Malit të Zi.

Kosova tashmë është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s dhe fenomenet e tilla nuk do të tolerohen më.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top