Superliga

FOTO/ Këta janë transferet e huaja të ardhur deri më tani në Superligë të Kosovës (Foto)

Edicionet e fundit në futbollin kosovar, kanë sjellur shumë futbollist të huaj në eliten e  futbollit kosovar.

Por këtë vit deri më tani vetëm dy prej tyre kanë zbarkuar në Kosovë dhe atë nga kampionati maqedon i futbollit, shkruan futbollikosovar.com.

Borce Manevski

I ardhur te skuadra e Ballkanit, sulmuesi 32 vjeçar me një karier të madhe ndërsa së fundi ishte pjesë e Pelisterit në Maqedoni.

Manevski më parë ka luajtur te skuadrat si Vardar, Pobeda, Milano Kumanovë, ndërsa karier ka pasur edhe në Poloni e Tajland.

Alen Jasharoski

Sulmuesi shtatëlartë, u prezantua sot te Prishtina i ardhur nga FC Shkupi.

26 vjeçari ishte golashenuesi më i mirë i Shkupit në edicionin që shkoj, duke arritur që të kualifikohen edhe në Evropa Ligë.

Ardhja e tij te Prishtina rritë shumë konkurencen në qenër të sulmit ku tashmë do luftojn tre futbollist të cilët janë Basid  Khalid, Ahmet Januzi si dhe Jasharoski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top