Superliga (F)

Futbollistet kosovare sprovohen në turneun e fortë të Alanyas

Katër ndeshje me kundërshtare cilësore do t’i luajnë futbollistet e përfaqësueses së Kosovës në fund të shkurtit dhe fillim të marsit. Kosova është njëra prej 11 përfaqësueseve që do të marrë pjesë në turneun “2018 Turkish Women’s Cup”, që mbahet në qytetin bregdetar Alanya prej 28 shkurtit deri më 6 mars.

Edicioni i parë i këtij turneu është mbajtur vitin e kaluar, ndërsa morën pjesë Turqia, Kosova, Polonia e Rumania. Turneu është rritur shumë për edicionin e dytë dhe do të marrin pjesë 11 përfaqësuese seniore të ndara në tri grupe, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është në Grupin B së bashku me Francën, Nigerinë e Kazakistanin. Ndonëse Franca paraqitet me përfaqësuesen B, ajo është pretendente për të fituar turneun për shkak të nivelit të lartë të futbollit francez të femrave. Në grupin A janë Meksika, Polonia, Jordania dhe Letonia, ndërsa në Grupin C bëjnë pjesa Ukraina, Rumania e Irlanda e Veriut.

Kosova më 28 shkurt luan me Francën B, më 2 mars me Nigerinë, ndërsa më 4 mars Kazakistanin. Më 6 mars luhen ndeshjet për plasman përfundimtar, ndërsa rivali varet nga rezultatet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top