Perfaqesuesja

Futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë mbyll sezonin, humbet miqësoret me Kosovën e Ukrainën

Telashet nuk kanë të sosur për Eros Grezdën nga infermieria. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën këtij sezoni duke konfirmuar dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale dëmtimin në kavilje që e bën të humbasë javët e fundit të kampionatit me Osijekun, ndërsa për Supersport ka bërë të ditur se nuk do të jetë as për grumbullimin e Panuccit në këtë fund maji.

Problemi për Grezdën mbetet i njëjtë, dëmtim në ligamentet e kavijes me futbollistin që u detyrua të braktisë ndeshjen miqësore të kësaj të hëne me Hajdukun e Splitit në minutën e 65-të.

Në një intervistë të pak ditëve më parë për Supersport, Grezda kishte bërë të ditur se dëmtimi i ishte shfaqur në ndeshjen miqësore me Norvegjinë të luajtur në “Elbasan Arena” por pas 40 ditëve jashtë fushave ishte i gatshëm për t’u rikthyer dalëngadalë na formën e tij më të mirë dhe për të qenë i gatshëm për kombëtaren, por dëmtimi mesa duket e ka shqetësuar sërish 23-vjeçarin nga Gjakova, që do të detyroohet të qëndrojë dhe dy javë të tjera jashtë fushave të lojës duke humbur kështu dhe grumbullimin kuqezi. Një lajm jo i mirë ky për trajnerin Panucci që shpresonte të kishte shërbimet e tij për miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top