Superliga

Futbollisti i njohur largohet nga Gjilani! Afër marrëveshjes me klubin e njohur

Mesfushori Pleurat Hajdini pritet të largohet nga Gjilani, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Ai konfirmoi për ‘GazetaBlic’ largimin nga “bardhë e kuqtë”, derisa foli edhe për ofertat e shumta nga skuadrat e Vala Superligës së Kosovës.

24 vjeçari ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë si Trepça, Trepça ’89 dhe Flamurtari, derisa ka djersitur edhe fanellën e Besës së Kavajës.

Pleurat Hajdini është shumë afër marrëveshjes me skuadrën me traditë në Superligën e Kosovës, KF Drenicën.

Për Gjilanin, ky nuk është lajm aspak i mirë, sidomos pas largimeve si Armend Thaçi, Diar Mustafa, Gëzim Rusi, Isa Eminhaziri, Emanuel Mbella, Leotrim Bekteshi e Betim Haxhimusa.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top