Superliga

Fyerje ndaj FFK-së, kushton 2 mijë euro! Prishtina, Drita e Liria e pësojn keq kësaj rradhe

Rreth 5,500 euro denime për tri skuadrat Prishtinën, Lirinë e Dritën, këtë javë janë dhënë nga Komisoni Disiplinor i FFK-së, përcjell futbollikosovar.com.

Më së shumti e pësuan Prishtina e Drita kurse Liria nuk mbeti ‘anash’ në këtë aspekt.

Më posht vendimet e Komisonit Disiplinor për ti skuadrat e lartë cekura.

KF “ PRISHTINA“  nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1  e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve)

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

 

KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv) në  ndeshjen e javës së; XXXII-të  të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA  0:1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet zyrtare)

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 1500  euro ( njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij.

 

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ’89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë  disa persona konfrontohen me lojtarët  dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë  sulmi mbetet si tentativë)

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 2000  euro (dymijë) në bazë të Rregullores disioplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top