Liga e Dyte

Gryka apo Istogu, si qëndron situata dhe kush inkuadrohet në Ligën e Parë

Në Ligën e Dytë (Grupi A), kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar.

Në mesjavë (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet e xhiros së 33-të dhe në vikend zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit.

Gryka dhe Istogu mbajnë dy pozitat e para në tabelë për momentin që kanë pikë të barabarta nga 79 sosh.

Në mesjavë Gryka e pret Opojën, ndërsa Istogu e pret Deçanin.

Gjithçka pritet të vendoset në xhiron e fundit përkatësisht në ndeshjen: Lugu i Baranit – Gryka. Dihet që Lugu i Baranit është i pamposhtur në fushën e vet dhe pritet që t’i sjellë mjaft telashe Grykës.

Istogu në xhiron e fundit është mysafir i Përparimit, dhe në rast fitoreje atëherë Istogu do të priste gabimin e Grykës (barazim ose humbje) dhe kështu ‘Troftat’ do të shpalleshin kampion në Ligën e Dytë, duke e siguruar kalimin në Ligën e Parë apo në të kundërtën ekipi nga Drenasi do të festonte.

Cilido ekip që e përfundon kampionatin në vendin e dytë, atëherë do të luante në barazh, sipas të gjitha gjasave përballë Rahovecit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top