Bota

Historia e ribashkimit të Mo Salah me Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri do të jetë në një skuadër me Mohamed Salah. Historia e të dy yjeve është e përbashkët pasi që të dy yjet fillet e karrierës i kanë të gjiganti zviceran, Basel.Madje, kur Xherdan Shaqiri ishte yll i Baselit, Mohamed Salah ishte fare i panjohur dhe po tentonte të dëshmonte veten te kjo skuadër.

Salah e kishte treguar veten në një ndeshje miqësore e zhvilluar mes Baselit dhe Egjiptit U-23. Shaqiri e Salah kishin shënuar gola në këtë përballje e cila i kishte takuar skuadrës zvicerane me rezultat 4-3 dhe pikërisht pas kësaj ndeshje, Baseli e kishte marrë Salahn në prova.Shaqiri ka treguar se kishte stërvitur vetëm tre herë me Salah, para se të transferohej te Bayern Munchen.Kurse, pas largimit të Shaqës, Mo Salah filloi të tregojë kualitetet e tij, duke u shndërruar në një talent me të ardhme të madhe.Pikërisht Salah ishte ai që e plotësoi boshllëkun e largimit të Shaqirit te skuadra e Baselit.Gjashtë vite më pas, Shaqiri e Salah janë përsëri bashkë në një skuadër tjetër, ku do të japin maksimumin e tyre. Të dy kanë shumë të përbashkëta, të dy janë pothuajse në të njëjtën moshë, të dy kanë një këmbë të bukur të majtë, janë të shpejtë dhe të ndërlikuar, e ndoshta edhe lutjet fetare do t’i kryejnë bashkë. /Insporti.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top