Bota

Igli Tare ka disa fjalë për Valon Berishën

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka pranuar se e ndjek me interes mesfushorin e Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha.

25 vjeçari bëri një paraqitje të mirë duke shënuar edhe një gol në ndeshjen që skuadra e tij RB Salzburg u mposht 4:2 nga Lazio në udhëtim, në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Vërtet më pëlqen Valon Berisha dhe e kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë, jo vetëm pse është shqiptar. Munas Dabbur gjithashtu është një sulmues fantastik dhe duhet të tregojmë respekt për ekipin e tyre”, ka deklaruar Tare për ‘Sky Sports’ para fillimit të ndeshjes Lazio – Salzburg.

Valon Berisha po monitorohet nga disa skuadra evropiane, dhe në verën e vitit 2018 gjasat për të ndërruar skuadër janë shumë të mëdha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top