Perfaqesuesja

Ja çfarë thotë Rashica pas golit të parë

Milot Rashica, mesfushori kosovar shënoi mbrëmë golin e tij të parë me ekipin e ri Werder Bremen.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 58’të, për rezultatin 2 me 1 kundër Kolnit, shkruan IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihet tejet i gëzuar dhe krenar për golin.

“Çfarë loje! Ende i elektrizuar. Stadiumi i madh, atmosfera e pabesueshme nga tifozët e Werderit. Krenar që kam shënuar golin tim të parë për këtë ekip të madh në ndeshjen time të parë në “Waser Stadium”. Faleminderit djema”, ka shkruar Miloti.

Miloti luajti vetëm deri në minutën e 67’të, kurse skuadra e tij shënoi edhe golin e tretë për t’i siguruar tri pikë të arta. Tani Werder gjendet në pozitën e 13’të me 30 pikë.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top