Perfaqesuesja

Ja deklarata e Zhegrovës pas golit në debutim

Sot Përfaqësuesja e Kosovës mposhti Madagaskarin në ndeshje miqësore me rezultat minimal 1:0, gol të shënuar nga debutuesi Edon Zhegrova në minutën e 47-të.

Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, Edon Zhegrova, u shpreh shumë i kënaqur me golin e shënuar si dhe e ceku se ka qenë i befasur kur e ka kuptuar që do të startojë në këtë ndeshje, përcjellë futbollikosovar.com

“Për mua sot ka qenë një ditë shumë e veçantë të luash për shtetin tënd është emocion vërtet i veçantë, dhe të shënosh gol poashtu ishte ndjenjë e mirë. Mendoj që edhe djemtë kanë pas paraqitje fantastike ku të gjithë kanë dhënë maksimumin shpresojmë që të vazhdojm kështu me fitore. Të them të drejtën jam befasuar kur kuptova që jam startues dhe gjatë gjithë kohës jam menduar për lojë, ka qenë befasi për mua por jam i lumtur që sot e fituam lojën dhe i përshëndes gjithë tifozët që na kanë përkrahë ka qenë vërtetë atmosferë e jashtzakonshme. Golin i dedikohet të gjithë kosovarëve kudo që janë, për të gjithë shtetin e Kosovës dhe jam shumë i lumtur.” tha Zhegrova për SSK.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top