Perfaqesuesja

Kapiteni Ujkani: Është fitore me rëndësi për ne, jam i lumtur për golin e Edonit

Sot Përfaqësuesja e Kosovës mposhti Madagaskarin në ndeshje miqësore me rezultat minimal 1:0, gol të shënuar nga debutuesi Edon Zhegrova në minutën e 47-të.

Kapiteni Samir Ujkani u shpreh se kjo fitore është shumë me rëndësi dhe skuadra ka reaguar në mënyrë pozitive dhe profesionale. Ujkani gjithashtu tha se është i kënaqur me golin e Edon Zhegrovës, përcjellë futbollikosovar.com

“Është fitore shumë me rëndësi për ne, sepse nuk e kemi pasur një javë shumë të lehtë me fusha e me udhëtim. Besoj që ekipi ka reaguar në mënyrë shumë pozitive dhe profesionale. Normalisht grupi duhet të rritet më shumë, golin qe e ka shënuar Edoni, jam shumë i lumtur sepse e ka merituar, ka punuar gjithë javën, ka hyrë në grup sikur të ishte vllau jonë dhe ne do vazhdojmëkështu. Normalisht trjaneri jep taktikën e vet dhe ne japim maksimumin. Ndodhin këto gjëra si penalltia ishte apo nuk ishte, por shyqyr nuk ishte gol. Ne kemi reaguar shumë mirë si ekip në këtë fushë ku ishte e pamundur të luhej futboll por ne kemi dhënë maksimumin.” tha Ujkani për SSK.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top