Perfaqesuesja

Kastrati, autor i mrekullisë më të madhe në kampionatin kroat

Në vetëm ndeshjen e dytë kampionale, Lirim Kastrati ka shkaktuar “tërmet” në futbollin kroat. Ai të shtunën udhëhoqi Lokomotivën e Zagrebit drejt fitores së parë kampionale në histori ndaj Dinamos së Zagrebit.

Futbollisti i ri Kastrati shënoi dy gola dhe siguroi një penallti në fitoren 4:1 të Lokomotivës, që në Kroaci njihet si filial i Dinamos, shkruan sot “Koha Ditore”. Në fakt bëhet fjalë thuajse për një klub të njëjtë, Dinamo i dërgon te Lokomotiva lojtarët e rinj për të marrë përvojë, dhe ndeshjet e deritashme mes dy skuadrave ishin si stërvitje për Dinamon.

Fitorja e gjigantit kroat as që vihej në dyshim. Por kështu nuk ndodhi të shtunën. Lojtarët e rinj të Lokomotivës, të prirë nga 19-vjeçari Kastrati, përmes kundërsulmeve efektive arritën te fitorja e thellë dhe e papritur.

Humbja ishte goditje e rëndë për Dinamon. Trajneri Mario Cvitanoviq menjëherë dha dorëheqje, ndërsa rezultati u vlerësua turpërues.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top