Bota

Këto tri skuadra angleze po e kërkojnë Avdijajn

Nga një kampionat shumë i fortë i futbollit, siç është Bundesliga e Gjermanisë, Donis Avdijaj me gjasë do të kalojë në një ligë edhe më të fortë evropiane. Sulmuesi 21-vjeçar pritet që gjatë verës së këtij viti të largohet nga Schalke 04, ndërsa për shërbimet e tij janë duke u interesuar: Everton, Newcastle United dhe Huddersfield, anëtare të Ligës Premiere.

“Daily Mail” raporton se Everton, Newcastle United dhe Huddersfield kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës. Që nga janari i këtij viti, Avdijaj është i huazuar te skuadra holandeze, Roda, me të cilën ka pasur 11 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top