Liga e Dyte

Klubi nga Liga e Dytë mbërrin në Durrës (FOTO)

Njëra nga skuadrat më të përforcuara në Ligën e Dytë, KF Dardana, ka udhëtuar drejt Durrësit për tu përgaditur sa më mirë për pranverë.

Klubi nga Anamorava përveq stërvitjeve pritet ti zhvillojë edhe disa miqësore.

“KF “Dardana”, njërën nga fazat përgatitore e vazhdon në Durrës, ku pritet të ketë edhe shumë ndeshje miqësore-kontrolluese.

Të premten në mëngjes ekipi ka mbërritur ne qytetin e Durrësit. Ndërsa, sipas ndihmës trajnerit Faton Krasniqi, ata kan mbërri mirë dhe tashmë janë akomoduar në hotel ‘Besani’, ku kushtet për punë janë optimale.

“Kushtet janë fenomenale, nga përshtypjet tona të arritjes. Pres që si skuadër të bëjmë punën të gjithë bashkë, për të pas rezultate në pranverë”, ka thënë ndihmëstrajneri Krasniqi, që konfirmoi pjesëmarrjen e gjithë futbollistëve në përgatitje.

Kf Dardana i falemnderon përzemërsisht të gjithë ata që e mundësuan këtë udhëtim.” njofton faqja zyrtare e Dardanës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top