Liga Pare

Kombëtarja U-19 shënoi fitore kundër Fushë Kosovës

Kombëtarja U-19 e Kosovës, sot në fushën e futbollit “Top –Futboll” në Mazgit zhvilloi një ndeshje të ashtuquajtur kontrolluese testuese, ku përzgjedhësi Ramiz Krasniqi tashmë për dy ndeshje do të ketë në dispozicion një grup prej 30 futbollistëve, të cilët do të i provoi në ballafaqim me skuadrën anëtare të Ligës së Parë të Kosovës Fushë Kosovën dhe nesër me “ 2 Korrikun” . Në ndeshjen e sotme djemtë e Kombëtares U-19 treguan lojë cilësore me aksione të mira, bashkëveprime mirë të menduara dhe komunikim të mirë mes vete. E gjithë kjo dha edhe rezultat ku pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi me golat e Riza Zhdrellës në minutën e 28-të dhe Leorant Thaqit në minutën e 39-të. Pjesa e dytë me pamje tjetër sepse përzgjedhësi dëshironte të sprovonte të gjithë futbollistët, por dhe në pjesën e dytë futbollistët e Kombëtares luajtën mirë, ndërkaq që fushkosovarët zvogëluan rezultatin në 2:1 pas një gabimi të mbrojtjes kur nga afërsia Breznica shënoi gol.

Kombëtarja U-19 – Fushë Kosova 2:1 (2:0)

Fusha e futbollit ”Top –Futboll” Mazgit

Gjyqtarë: E. Janovali, A. Bilalli e D. Zhegrova

Shënues: Zhdrella(28), Thaqi (39) për Komb.U-19 e Breznica(83) ppr F. Kos.

Kombëtarja U-19: F. Gashi, E. Rexhepi, R. Azemi, P. Terziu, A. Pllana, A. Zeqiri, A. Menxhiqi, A. Maloku, M. Ismajli, L. Vitia, B. Kastrati, G. Raci, I. Krasniqi, B. Selishta, A. Kozmaqi, R. Ramadani, A. Ismajli. A. Shabani, Q. Zyba, A. Krasniqi, E. Shehu, R. Rahmani, B. Sekiraqa, E. Baholli, A. Prapashtica, A. Aliu, L. Ahmeti, B. Tolaj, M. Hyseni e L. Thaqi e R. Zhdrella.

Fushë Kosova: Llugaliu, Kutllovci, Gojnovci, Berisha, Jashanica, Krasniqi, Syla, Maloku, Osmani, Shala e Haziraj. luajtën edhe Krasniqi, Rashica, Mateti, Bërbatovci, Bekteshi, Rama, Vojvoda, Bogujevci, Breznica e Bllaca.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top