Liga Pare

Kompania Dukagjini mund të tërhiqet , Katastrofë për Besen

Besa e Pejës u duk se gjeti shpëtimin, duke konfirmuar Kompaninë gjigante Dukagjini si sponzor gjeneral për sezonin e ri.

Mirëpo, ende pa nisur përgatitjet Gazeta Olle mëson se Dukagjini me pronar Ekrem Llukën i kanë rënë pishman.

Drejtues të kësaj kompanie kishin prezantuar për trajner Ismet Munishin, paralajmëruan përforcime bombastike, por asnjë nuk u bë konkrete.

Olle ka kërkuar përgjigje nga Adnan Hysenaj, përfaqësues i kompanisë Dukagjini, i cili ka thënë se nesër mund të dihet më shumë.

“Varet nga takimi me komunën”, tha Hysenaj, pa sqaruar më shumë.

Besa sezonin e ri garon në Ligën e Parë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top