Rajon

Kosovari që nuk njihej shumë shndërrohet në një “yll” për mesfushën e Partizanit (FOTO)

Esat Mala ishte një nga lojtarët që u afrua te Partizani në këtë merkato dimri.

19-vjeçari u mor nga Superliga e Kosovës dhe në Shqipëri shumë pak e njihnin. Ai luan si mesfushor dhe në formacionin e të kuqve ka arritur të zërë një vend titullari.

Luan si organizator dhe në stërvitje është fjalë-pak e punë shumë.

Cilësitë që zotëron dhe mosha e re e bëjnë atë një futbollist të së ardhmes. Nëse vijon të luajë me ritme të tilla, nuk do të jetë çudi ta shohim të luajë në Europë.

Luftarak, i saktë në pasime dhe me dëshirën për të fituar, janë tre cilësitë që e karakterizojnë mesfushorin shtatshkurtër.

Në pak javë në fushë dhe ai ka fituar simpatinë e tifozëve të kuq. Pritet me interes të shihet se si do të vazhdojë në të ardhmen, që së bashku me Bathën dhe Trashin kanë blinduar mesfushën e Partizanit.

Image result for esat mala

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top