Futsalli

Kryetari i klubit të Superligës konfirmon kurdisjen, ka një thirrje për FFK-në (FOTO)

Kryetari i klubit të futsallit të Liburnit, Abaz Beqa ka reaguar për siç thotë ai, gjërave të pahjishme që po ndodhin kohëve të fundit në elitë.

Sipas tij, kurdisjet e ndeshjeve po ia prishin hijeshinë këtij sporti të bukur, transmeton Gazetasheshi.com.

Beqa ka shkruajtur në profilin e tij në facebook se dueli i djeshëm në Pejë ishte i kurdisur.

Për këtë arsye ai pohon se do t’i drjtohet FFK-së.

Ky është reagimi i plotë i Beqës

Komisioni i Futsallit duhet të tregohet më syqel dhe ti percjell ndeshjet e futsallit sepse kohë e të fundit po ndodhin gjera te pa hieshme në futsallin Kosovar. Kurdisjet po ja prishin hieshin kti sporti të bukur dhe atraktiv, premia per lojtaret e Drenices per te nxerrur rezultat pozitiv kunder neve dhe kurdisja e sotme në Peje ësht e turpshme. Ne si kryesi e klubit neser do ti drejtohem Federatës së futbollit të Kosovës ti ndëshkoj të gjith matrapazet që po mundohen ta bastardojn kët sport shum të shikushem. Ne si klub ndihemi krenar sepse asniher nuk jemi bo pjes e ktyre mashtrimeve dhe as nuk do te bëhemi ne të ardhmen, luften drejt mbrojtjes së titullit do ta bëjm ndershdem me djersen e lojtarve dhe mbeshtetjen e tifozve do ja dalim ta mbrojm titullin dhe ta perfaqsojm Gjakoven dhe Kosoven fuqishem në arenen ndërkombetare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top