Liga Pare

Lajme të mira për Ferizajn

Pas ‘gjumit të thellë’ veror, lajmet të mira vijnë për Ferizajn. Kjo pasi së shpejti pritet të nisë riorganizimi i klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

Kështu ka njoftuar faqja e klubit, teksa iniciator i kësaj pritet të jetë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Të martën biznesmenët Ferizajas, kryetari i komunës, Agim Aliu dhe kryesia e klubit pritën të ketë takim rreth organizimit të klubit tonë për sezonin veror në Superligën e Kosovës ne futboll. Tani është koha qe pritët të ndodhin ndryshime brenda klubit që të jemi sa më të pregatitur për Superligën e Kosoves ne Futboll”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ferizaj arriti të rikthehet në Superligë pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.

Kjo skuadër siguroi elitën nëpërmjet barazhit pas fitores në penallti ndaj Vëllaznimit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top