Superliga

Legjendat marrin një goditje të madhe! I largohet….

Tifo grupi ‘Legjendat’, ka marrur një goditje të madhe sot, ku nga posti i kryetarit ka dhënë dorëheqje i deri tanishmi Bajram Bejtullahu, shkruan futbollikosovar.com.

Bejtullahu lajmin e ka komfirmuar në rrjetet sociale ku siç thotë turpi i ndeshjës ndaj Dritës ishte një hije e keqe si për tifozërin llapjane ashtu edhe për të si kryetar.

Më posht postimi i plot i Bejtullahut në rrjetet siociale:

Unë, Bajram Bejtullahu deri më sot kryetar i tifozerisë “Ultras Legjendat”, pas turpit në ndeshjen e kaluar Llapi – Drita nga disa individë të cilët përfaqësuan tifogrupin tonë, jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Legjendave.

Turpi i ndeshjes së kaluar ishte një hije e keqe si për tifozerinë, për mua si kryetar gjithashtu edhe për klubin e Llapit.

Përmes këtij postimi shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë qytetin e Podujevës që ishte pranë meje, klubin e zemrës, KF Llapi, kryesinë në krye me Nexhat Dumnica, trajnerin Tahir Batatina si dhe të gjithë futbollistët që ishin më parë pjesë e Llapit dhe që janë ende.

Unë do jem gjithmonë afër klubit të Llapit si një përkrahës që nga fëmijëria e deri sa të ekzistoj klubi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top