Rajon

“Marca” Ky ekip nga Shqiperia do merr pjesë ne ” Champions League”

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit në Superiore, shumë verdikte janë dhënë për kampionatin shqiptar.

Një çështje e mbyllur është ajo e kryesimit, teksa Skënderbeu është shpallur kampion dhe Kukësi ka siguruar përfundimisht vendin e dytë. Megjithatë nëse flasim për ekipet që do të shkojnë në “Europë”, atëherë gjërat ndryshojnë dhe vishen me një enigmë të madhe.

Dënimi që UEFA i ka dhënë ekipit korçar, mban ende pezull opinion sportiv në Shqipëri, për të njohur skuadrën që do na përfaqësojë në eleminatoret e “Champions League” për këtë sezon. Prestigjozja spanjolle “Marca” ka bërë një artikull për ekipet që pritet të marrin pjesë në “Champions”, sa i përket sezonit 2018-2019. Në të theksohet se është Kukësi ekipi shqiptar që do të përfaqsojë Shqipërinë në këtë kompeticion, pasi Skënderbeu nuk do të marrë pjesë për shkak të çështjes së dënimit lidhur me UEFA-n. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top