Rajon

Mediat në Shqipëri: Batatina refuzoi që pas ndeshjes t’i jepte dorën Shkëmbit

Disa javë më parë trajneri i Llapit, Batatina, nuk e administroi dot suksesin e merituar pas një fitoreje kundër Prishtinës. Ai në publik tha që trajnerët e ardhur nga Shqipëria shumë shpejt do kthehen në Shqipëri, madje me autobus. Ai u bëri thirrje trajnerëve nga Kosova që të mos shqetësohen, sepse shumë shpejt do rikthehen në vendet e tyre të punës. Javën e shkuar ai humbi 2-0 në Podujevë kundër Lirisë së Bledi Shkëmbit. Liria e kishte mundur madje dhe në ndeshjen e parë në Prizren 3-0. Në ndeshjen e fundit shënoi Domgjoni, i rritur te Tirana, shqiptar nga Kosova, dhe Magani, një sulmues që vjen nga Kategoria Suiperiore në Shqipëri dhe që deri tani ka shënuar 9 gola me peshë në Kosovë. I ati i Arturit, Gugash Magani, po trajnon kampionen në fuqi, Trepçën ‘89. Rezultatet nuk i ka pasur të shkëlqyera, por ama të gjithë i bëjnë komplimente për stilin e stërvitjes dhe për një metodikë të re që ka future në programe, sidomos ato taktike.

Batatina – për t’u rikthyer te trajneri i Llapit – refuzoi që pas ndeshjes t’i jepte dorën Shkëmbit, madje nuk doli as në konferencën për shtyp. Në përgjithësi opinioni në Kosovë ka qenë disi i zemëruar me deklaratat e tij. Shqipëria dhe Kosova janë një dhe ky farë lokalizmi i shfaqur në publik nuk i bën mirë tregut tonë të futbollit. Duhet ta ketë ndjerë gabimin, sepse fill pas asaj deklarate Llapi humbi 4 ndeshje rresht, duke humbur madje dhe vendin e parë. Gjithsesi, Llapi ka potencial për të bërë më mirë. Sulmuesi kryesor Mirlind Daku është 19 vjeç dhe kërkohet nga ekipet më të mira në Shqipëri. Ai kundër Prishtinës për Kupë shënoi një gol pothuajse nga gjysma  e fushës./sportekspres.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top