Liga Pare

Nikaj zbulon objektivat e Vushtrrisë për sezonin e ri

Vushtrria me çdo kusht po tenton rikthimin sa më të shpejtë në Superligë. Ish kampioni i Kosovës është organizuar jashtëzakonisht shumë për të arritur te ky objektiv.

Vushtrriasit po investojnë në skuadër në mënyrë që mundi në fund të shpaguhet. Së fundmi kjo skuadër angazhoi ekspertin e rikthimeve të skuadrave në Superligë, trajnerin nga Shqipëria, Samuel Nikaj i cili është jo pak i njohur në Kosovë, pasi më heret riktheu
Flamurtarin në elitë.

Nikaj në një prnoncim për Kornerin zbuloi planet që ka me skuadrën e tij.

Qëllimi kryesor pse ai sot është “Ferki Aliu”, është ti ndihmojë skuadrës të ngjitet në një rang më të lartë garash. Nika beson se me një bashkëpunim të mirë kryesi, staf, lojtarë do ja arrijnë qëllimit.

“Kam marre përsiper misionin e ngjitjes së FC Vushtrrisë në Superligë, dhe besojë qe me një bashkëpunim të mirë kryesi, staf, lojtarë do ja arrijmë qëllimit . Shpresojë ta përligj besimin e drejtuesve dhe të fitoj zemrat e tifozave në Vushtrri duke marrë rezutate pozitive nderthurur me futboll të bukur sulmues, tha Nikaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top