Bota

Nota e Milot Rashicës në fitoren e Werder Bremenit

Milot Rashica, ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane ndaj FC Kolnit.

Rashica, që startoi vetëm ndeshjen e tij të dytë që prej kur u transferua në afatin kalimtar të janarit, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Werderit, në fitoren me rezultat 3:1 të ekipit të tij.

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, në minutën e 58′ shfrytëzoi mirë asistimin e Florian Kainz, për të realizuar golin e parë të tij me Werder Bremenin.

Ylli i Kosovës luajti për 67′ minuta në këtë takim, kur u largua nga loja për t’u zëvendësuar nga Ishak Belfodil.

Për paraqitjen e tij dhe golin në këtë takim, Rashica u vlerësua me notën e lartë 7.5, i dyti më i miri në fanellën e Werder Bremenit. /Insporti

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top