Perfaqesuesja

Nuhiu ka disa fjal pas golit të shenuar në fundjavë!

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka shënuar gol në kategorinë e dytë angleze, pas gati tre muajsh.

Nuhiu 28-vjeçar shënoi të shtunën nga penalltia në minutën e 18-të për Sheffield Wednesday në ndeshjen që kjo skuadër e barazoi 1:1 kundër Barnsleyt. Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e 31-të, shkruan “Koha Ditore”.

“Jam i lumtur për golin e shënuar. Ishte edhe loja ime e parë në Championship këtë edicion që e luaj deri në fund. Jam mirë fizikisht dhe mund të jap kontributin për ekipin. Do të ishte gol edhe më i mirë sikur ta fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Unë mendojë se kemi skuadër për të qenë më lartë në tabelë. Besojë se deri në fund do të arrijmë të ngritemi më lartë. Shpresojë ta ndihmojë ekipin me gola dhe asiste”, ka thënë Nuhiu për gazetën.

Ishte goli i dytë i tij i shënuar në 14 paraqitje kampionale. Ai ka kontribuar edhe me dy asistime. Ai në fund të janarit kishte shënuar dy gola në një ndeshje për Kupë.

Në barazim u ndal edhe Bersant Celina. Celina me skuadrën e Ipswich Town luajti pa gola kundër Burtonit. Celina luajti gjatë gjithë kësaj ndeshjeje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top