Superliga

Parashikimi i saktë i Tovërlanit

Para fillimit të stinorit pranveror, trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar, Afrim Tovërlani, për Insporti.com pati deklaruar se Prishtina i ka të gjitha mundësitë që pas një kohe të gjatë ta kthejë në pronësi titullin e kampionit.

Parashikimi i tij duket edhe më i qëlluar tani kur ka përfunduar faza e dytë e kampionatit, pas së cilës kryeqytetasit gjenden në pozitën e parë me 42 pikë, katër më shumë se përcjellësi më i afërt, Drita. “Po shihet se gjërat shkuan ashtu siç i kisha parashikuar.

Mendoj se Prishtina me plot meritë gjendet në pozitën e parë dhe vështirë se do ta rrezikojë ndonjë skuadër në luftë për titull. Kjo ndodhi pasi disa skuadra dështuan në fillim të stinorit, sidomos Llapi dhe Trepça ‘89”, ka thënë Tovërlani për Insporti.com.

Mirëpo, ai thekson se ende nuk ka përfunduar asgjë. “Prishtina është e vetmja që po di të menaxhojë. Por, duhet theksuar se nuk pa përfunduar asgjë, pasi gjërat mund të ndryshojnë me dy ndeshje”, është shprehur “Toki”. Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, ai mendon se lufta më e madhe do të zhvillohet ndërmjet Besës e Flamurtarit. “Me siguri se Besa dhe Flamurtari do të luftojnë deri në fund për të siguruar një pozitë që i mban në barazh”, ka parashikuar Tovërlani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top