Superliga

Prapaskenat e firmës / Guri refuzoi një ekip më të madh, e bindi një ekspert golash

Dua që të bëhem pjesë e një ekipi të madh… duke e fituar nga një ekip i vogël, që të mos digjem”. Ky është refreni që Sindrit Guri ka përsëritur vazhdimisht gjatë javëve të fundit, që kur bëri të ditur se do të shkojë në Belgjikë. Dukej si një frazë e gatshme, por nuk është ashtu. Në të vërtetë, Guri ka refuzuar një klub më të njohur belg, për të firmosur me Ostende.

Mediat belge kanë zbuluar se klubi i Gent ka qenë shumë pranë firmës me të, si dhe kishte bërë një ofertë shumë të kënaqshme për Kukësin, prej 700 mijë eurosh. Guri po tundohej nga mundësia që i shfaqej, por një bisedë me trajnerin e Ostende, Gert Verhejen, ish-sulmues i njohur i Belgjikës dhe pjesëmarrës në dy Botërorë, e bëri të ndryshonte mendje.

Trajneri i shpjegoi se te Gent do të kishte shumë konkurrencë për një vend në formacion dhe do ta kishte të vështirë të ambientohej, ndërsa te Ostende, do t’i jepej koha e duhur për të treguar vlerat e tij, pa asnjë lloj trysnie që ka një skuadër e madhe.

Kjo e bindi Gurin që t’i thoshte “jo” ofertës së Gent dhe të zgjidhte Ostende, një klub të vogël, por ku mund të mësojë shumë nga Verhejen i cili ka shënuar rreth 200 gola në karrierën e tij, përfshirë edhe 10 me përfaqësuesen e Belgjikës./vipsport/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top