Liga Pare

Presidenti i KEKut: Do të vazhdojmë drejt sukseseve!

Njeriu kryesor që punoi fuqishëm për skuadrën e FC KEK-ut, për ta rikthyer në elitën e futbollit kosovar si dhe njëherazi President i skuadrës nga Obiliqi, Arben Shahini ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sport-24h në lidhje me suksesin e arritur nga skuadra e tij.

I pyetur se si po ndihet personalisht, pas inkuadrimit të skuadrës së tij në Superligë, Shahini tha se është një ndjenjë e shkëlqyer që po e rikthejnë KEK-un aty ku e ka vendin.

”Natyrisht ndihem shkëlqyer, sepse kemi arritur ta rikthejmë KEK-un aty ku e ka pasur vendin gjithmonë. Tashmë jemi në Superligë. Meritë e të gjithëve që punuam dhe e kurorëzuam një vit shumë të suksesshëm.

Shahini falenderoi të gjithë, pa dallime për përkrahjen e pakontestueshme që i bënë klubit obiliqas.

Dua ti falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan që ne të jemi këtu, pa dashur ti përmend me emra sepse mund ta harroj dikë dhe nuk dua ti hy në hak, por falenderim i madh ju shkon të gjithëve dhe normalisht që do vazhdojmë gjithmonë së bashku edhe në Superligë sepse nuk e kemi në plan të ndalemi.

Për fund, Shahini tregoi ekskluzivisht për Sport-24h, se FC KEK-u edhe në Superligë do të vazhdoj të punoj për suksese të reja.

”Ne do vazhdojmë me punë edhe në Superligë, së bashku me qytetarët dhe tifozët e klubit tonë do të vazhdojmë drejt sukseseve”, u shpreh Shahini.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top