Superliga

Prishtina i tregon Dritës statistikat dhe historinë

Prishtina dhe Drita do të takohen të dielën për ndeshjen e fundit të Superligës, ku do të vulosët përfundimisht fati i kampionit.

Skuadra nga kryeqyteti ka bërë publike disa statistika duke e kontestuar edhe titullin e vetëm të skuadrës nga Gjilani.

Ky është postimi i FC Prishtinës:

Prishtina – Drita, statistikat
Prishtina 10 tituj – Drita 1, dhunshëm ndaj Prishtinës më 2003

Prishtinë, 16 maj 2018 – Të dielën nga ora 16:00 luhet finalja e kampionatit, e që për herë të parë ndodh që ndeshja e fundit të përcaktoj titullin.

Prishtina e cila qe dy vite luan jashtë shtëpisë së saj, luan në dy finale të mëdha për dy javë, për kampion dhe për kupë, në 22 ndeshjet e fundit e ka vetëm një humbje në javën e 24-të me Drenicën (1:0).

Prishtina e ka fituar 10 herë titullin, ndërsa Drita vetëm 1- më 2003 në ndeshjen që s’do të harrohet kurrë dhe kur sulmuesit Uliks Emra iu ishte thyer hunda nga tifozët vendas brenda fushës. Ishte kjo ndeshja e parafundit e me gjithë dhunën e paparë ishte mbyllur 1:1, por edhe ky rezultati iu kishte kryrë punëve gjilanasve për titullin e parë dhe të fundit.

Në ndeshjen e së dielës, Drita i ka tre rezultatet që e shpallin kampion për herë të dytë, fitorja, barazimi dhe çdo humbje minimale prej një goli. Kurse, Prishtinën e shpall kampione vetëm fitorja prej dy golave në epërsi. E Prishtina nga 40 ndeshjet zyrtare pas luftës, nga 19 fitoret që i ka, 10 prej tyre i ka me nga dy e më shumë gola diferencë.

Prishtina as që e bënë fjalë rezultatin me dy gola epërsi, sepse ka fituar 5:0 një herë (2007), 3:0 tre herë (një si mysafir), 3:1 dy herë (një si mysafir) dhe 2:0 plot katër herë (një si mysafir).

Nga 40 ndeshjet edhe 14 janë mbyllur baras dhe vetëm 7 humbje me goldallim +25, 56:31, dhe përderisa Prishtina e ka mesataren e shënimit të golave kundër Dritës 2,17 – gjilanasit e kanë vetëm 0,77 gola, as edhe 1 gol për ndeshje.

Statistikë tjetër është se kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi kundër Prishtinës me 3 skuadra të ndryshme nga 10 ndeshje nuk e ka asnjë fitore, vetëm dy barazime. Me Dritën nga 5 ndeshje i ka shënuar vetëm 3 gola e i ka pësuar 9 gola duke pësuar 3 humbje (2:1, 0:3, 2:0) dhe dy barazime 1:1 si vendas dhe mysafir. Me Hajvalinë nga 4 ndeshje i ka po aq humbje ( 1:0, 3:2, 3:1, 1:0 me goldallim 3:8) dhe me Vllazninë e Pozharanit 1 ndeshje 1 humbje (2:1).

56 golat e Prishtinës i kanë shënuar 35 futbollistë dhe prinë Basit Abdul Khalid me 5 gola (1×3, 1×2). Nga futbollistët aktiv ka shënuar nga 1 gol edhe Gauthier Mankenda e Debatik Curri.

31 golat e Dritës i kanë shënuar 24 futbollistë dhe nuk ka futbollistë që ka shënuar më shumë se 2 gola duke qenë Selman Berisha e Baki Buliqi dopio dhe futbollisti i tanishëm Xhevdet Shabani i ka po aq, ndërsa nga futbollistët aktiv me Dritën ka 1 veç edhe Bujar Shabani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top