Superliga

Prishtina me trajner e 3 ndimëstrajner synon ta mposht Dritën?!

FC Prishtina Foto

Skuadra e Prishtinës ka shkelur sot në tapetin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, pas dy viteve mungese, shkruan futbollikosovar.com.

Prishtina kërkon trofeun e 10-të, të Superkupës së Kosovës, nesër ndaj Dritës, me fillim nga ora 20:00.

Por Prishtina përpos një numri të madh të futbollistëve, është përkujdesur që në stafin e trajnerëve të ketë numrin e mjaftushëm.

Krahas Mirel Josës si trajner, Prishtina tashmë ka bërë edhe tre ndimëstrajner.

Artan Luzi, Armend Simnica e Debatik Curri janë ndimësit e teknikut nga Tirana, Mirel Josa.

Ndërsa emrave të lartë cekur, kur i shtohet edhe Arbnor Morina, trajneri i njohur kosovar, që tashmë ka rolin e drejtorit sportiv te Prishtina, atëher mund të thuhet se bardhëekaltërtit kanë një nga stafet më të kompletuara në rajon.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top