Bota

Rashica ishte me fat! Ja si fitoj vendin e startuesit dje?

Milot Rashica e realizoi sot golin e parë në Bundesligën gjermane, që prej transferimit nga Vitesse tek Werder Bremeni në janar të këtij viti.

Rashica realizoi gol në minutën e 58-të të ndeshjes së Werderit ndaj Kolnit, që ishte ndeshja e parë e Rashicës nga minuta e parë në ndeshjet si vendës të skuadrës katër herë kampione të Gjermanisë.

Por, goli i Rashicës erdhi pas një “situate të jashtëzakonshme që ndodhi pak minuta para sfidës Werder – Koln.

Por, deri tek goli i parë në Bundesligë, Rashica erdhi pas një rastësie. Lëndimi i mesfushorit Philipp Bargfrede pak minuta para fillimit të lojës ndaj Koln, i dha mundësinë kosovarit që të inkuadrohet në lojë nga minuta e parë.

E këtë mundësi e shfrytëzoi më së miri Rashica, me golin që rezultoi vendimtar për skuadrën e Werder Bremen, pasi riktheu në epërsi 2-1 ndaj Kolnit, raporton Insporti.

Pas kësaj paraqitje, për Rashicën pritet të hapen dyert në formacionin e parë të skuadrës nga Bundesliga.

Werderi e mposhti me rezultat 3-1 Kolnin, derisa mesfushori kosovar qëndroi në lojë për 66 minuta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top