Superliga

REAGON FLAMURTARI PAS DEKLARATËS SË BATATINËS

K.F. Flamurtari nga Prishtina pasi analizoi rrjedhën e ndeshjes Flamurtari-Llapi dhe duke dashur që të ruaj raportet e shkëlqyera me të të gjitha klubet e Kosovës
e sheh të nevojshme të bëjë një reagim ndaj deklaratave të trajnerit të Llapit,Tahir Batatina.
Duke u bazuar edhe në deklaratat e vëzhguesit të ndeshjes por edhe të të gjithë opinionit është konstatuar se:
-loja ka qenë jashtëzakonisht korrekte
-pritja dhe përcjellja e klubit mysafirë ka qenë përfekte
-asnjë fjalë e asnjë presion nga askush nuk është vërejt nga askush madje të zërat e vetëm me ofendime,fyerje,nëncmime,përulje kan ardh gjatë gjithë kohës nga trajneri I skuadrës mysafire.
Ne si KF.Flamurtari e kuptojmë plotësisht zhgënjimin e trajnerit kundërshtar për rezultatin ,e kuptojmë edhe për fushën e papërshtatshme për të dyja palët ,por në asnjë mënyrë nuk e kuptojmë se cfarë I bëri Flamurtari atij dhe ekipit të tij.
Llapi luajti si në shtëpin e vet duke e dëshmuar edhe njëherë mikpritjen e klubit tonë për të gjitha skuadrat.
Ne gjithmonë kemi pas raporte të mira me Llapin sikur edhe me skuadra të tjera dhe deri më tash kemi pritur që trajneri Batatina ta kuptoj se ka gabuar rëndë dhe ti kërkoj falje publike Flamurtarit.Megjithatë deri në këto momente kjo nuk ka ndodhur.
Andaj kërkojmë që trajneri Batatina dhe KF Llapi të kërkojnë falje publike jo vetëm për klubin tonë por edhe për opinionin sepse sjellja e tij dhe deklaratat e tij e dëmtojnë gjithë futbollin.
Fjalët e Batatinë se:
-”Flamurtari vetëm këtë lojë di ta bëjë në këso kushte”
-“Më mirë tia kishim lënë pikët e të mos ishim angazhuar”
-“Do ti lëshojmë të gjitha ndeshjet vetëm që Flmaurtari të bie nga liga”,e shumë e shumë të tjera të këtij lloji ,jo vetëm që janë të ulta dhe shumë amatoreske por në fakt edhe janë të ndëshkueshme.
Madje kemi pritur që edhe organet kompetente të shqyrtojnë deklartat e tij sidomos për “lëshuarjen e ndeshjeve”,sepse në këtë drejtim UEFA është shumë e ashpër.
Nuk e kemi dashur këtë reagim sepse kemi menduar se gjithcka e ka thënë me eufori pas humbjes që I shkaktoi ekipi ynë.Por duke e parë se nuk ka asnjë kërkim falje e ndjejmë obligim sepse nuk duam që opinioni të vihet në lajthitje nga deklaratat e tij.
Të gjithë zyrtarët e ndeshjes por edhe kamerat televizive e dëshmojnë që Flamurtari “ishte fajtor vetëm pse e mposhti Llapin”.

Me respekt
Imer Ademi ,President I KF Flamurtari-Prishtinë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top