Perfaqesuesja

Rexhbeçaj vlerësohet për 90 minutëshin e parë në Bundesligë

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka luajtur për herë të parë 90 minuta në Bundesligë të Gjermanisë. Rexhbeçaj të shtunën me Wolfsburgun pësoi disfatë nga Hoffenheimi me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit gjerman.

Rexhbeçaj në këtë ndeshje u paraqit si mbrojtës i krahut të majtë, derisa roli i tij i natyrshëm në fushë është i mesfushorit defensiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Futbollisti i talentuar ka debutuar për ekipin e parë të Wolfsburgut në ndeshjen kundër Hannoverit në fund të muajit janar të këtij viti. Luajti gjashtë minutat e fundit në fitoren 1:0.

Në ndeshjen ndaj Hoffenheimit, 90 minuta luajti edhe sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi. “Elvisi la përshtypje të shkëlqyer gjatë përgatitjeve dhe kjo ishte arsyeja pse ne i dhamë atij mundësinë”, ka thënë trajneri i Wolfsburgut, Bruno Labbadia, njofton “sportbuzzer.de”. Edhe drejtori sportiv, Olaf Rebbe, tha se Rexhbeçaj (20) ka një të ardhme të madhe.

“Elvisi pati presion, por ai ka qenë i mirë në shumë faza. Ishte një debutim dhe një fillim i mirë në Bundesligë nga Elvisi edhe pse rezultati nuk ishte pozitiv”, ka thënë Rebbe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top