Liga Pare

Samir Sahiti përkujdeset për statusin e mbrëmjes

Trendi i ardhjes së futbollistëve të huaj nga jashtë Kosovës vazhdon edhe në këtë verë, raporton Insporti.

Shumica e klubeve të Vala Superligës madje edhe të Ligës së Parë e kanë koncentruar ‘merkaton’ e tyre jashtë Kosovës.

Futbollisti kontrovers Samir Sahiti i ka thumbuar klubet me një status në rrjetin social ‘Facebook’.

“Çfarë tmerri. Përforcohemi nga gjithë Bota të paktën sillni kualitet. Për çka punojnë klubet kosovare, kemi kualitet vendor në këtë ligë”, ka shkruar Samir Sahiti.

Ai në këtë edicion do ta bart fanellën e Besës së Pejës në Ligën e Parë.

Sahiti gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Maqedoni e Shqipëri. /Insporti.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top