Bota

Shaqiri me mesazh emocionues për Stoken: Do të mbeteni në zemrën time

Xherdan Shaqiri ka kompletuar transferimin tek gjiganti anglez Liverpool.

Ylli nga Kosova ishte lojtari kryesor edicionin e kaluar tek Stoke City, por kjo nuk mjaftoi pasi nuk kishte ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët.

Kësisoj Stoke u largua nga elita e futbollit anglez ndërsa Shaqiri vendosi t’i bashkohej Liverpoolit.

Por gjilanasi nuk ka harruar t’i falënderojë klubin dhe tifozët për mbështetjen e madhe që i dhanë sa ishte pjesë e Stoke Cityt.

“Dua ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’i falënderuar të gjithë mbështetësit e mijë tek Stoke City, shokët e skuadrës dhe stafin tim për mundësin që ma dhanë që të vijë në Angli dhe për t’i kaluar tri vite të mrekullueshme në këtë klub”.

Xherdan Shaqiri (Liverpoolfc/twitter)

“Edhe pse sezoni i fundit përfundoi me trishtim të tillë, unë nuk kam asnjë dyshim se klubi do të kthehet në Ligën Premier në një të ardhmet ë afër. Gjithmonë do të kem një vend në zemrën time për Stoke Cityn”, ka shkruar ndër tjera Shaqiri.

26-vjeçari ka shkruar edhe për aventurën e tij të re te Liverpooli, ku ka thnë se mezi pret të luaj në Anfield.
“Mezi pres që ky kapitull i ri në karrierën time të fillojë dhe të luaj në Anfield. Të jem pjesë e këtij ekipi do të jetë një moment shumë i veçantë për mua. Unë jam duke e parë të ardhmen time si i kuq”, ka shkruar Shaqiri.

Shaqiri te Liverpooli do ta bartë fanellën me numër 23, numër që e bartë edhe tek Kombëtarja e Zvicrës. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me te shikuarat

Fansat e Futbollit Kosovar

Copyright © 2018Themetf

To Top